E Enjte, 5 Nëntor 2026

Thellimi i bashkëpunimit, Rrumbullaku takon drejtuesit e IOM Albania

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti sot në një takim drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, pjesë e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi IOM dhe qeveritë daneze, norvegjeze dhe britanike për mbështetjen e dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve për ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që synojnë përmirësime në pajisje dhe teknologji.

Rrumbullaku nënvizoi vëmendjen që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria shqiptare u kushtojnë çështjeve të migracionit, duke i trajtuar ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›