E Enjte, 5 Nëntor 2026

Thellohet bilanci nga përmbytjet, mbi 150 viktima në Europën Perëndimore

Kancelarja Angela Merkel pritet të udhëtojë në Rhineland-Palatinate pas përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë perëndimore që shkaktuan mbi 133 viktima.  Kancelarja gjermane mbajti një konferencë online me Armin Lasset, kryeministrin e Nordrhein-Westfalen për të diskutuar rreth operacioneve të kërkim- shpëtimit, tha një zëdhënëse e qeverisë.

Sipas informacioneve, Merkel do të vizitojë Suld të dielën, një nga qytetet më të prekura. Kancelarja  u premtoi mbështetje autoriteteve lokale. Ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimet për rreth 1 mijë e 300 persona të zhdukur. Ushtria gjermane dërgoi mbi 850 ushtarë në landet më të prekura, për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit. Sipas autoriteteve, zjarrëfikësit shpëtuan me helikopterë mbi 300 persona.

Westnetz, kompania më e madhe e furnizimit me energji elektrike tha se rreth 114 mijë familje kanë ngelur pa drita. Edhe rrjeti i telefonisë mobile pushoi së funksionuari në pjesën më të madhe të rajonit. Për Gjermaninë ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga një katastrofë natyrore, që nga vërshimet vdekjeprurëse të Detit të Veriut më 1962 kur kishin humbur jetën 340 persona.

Reshje të mëdha shiu janë regjistruar  gjithashtu në Zvicër, Luksemburg dhe Holandë – ku Kryeministri Mark Rutte ka shpallur emergjencën kombëtare në një provincë jugore. Belgjika i ka bërë thirrje mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, duke kërkuar në ndihmë nga Franca, Austria dhe Italia, kryesisht me anije, helikopterë dhe personel të shpëtimit. Belgjika është vendi I dytë më i goditur pas Gjermanisë, ku numri i viktimave në 27 ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Qeveria belge vendosi të shpallë të martën e javës së ardhshme si ditë zie kombëtare. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›