E Enjte, 5 Nëntor 2026

Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar, në Kalanë e Shkodrës

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” në Kalanë e Shkodrës u pa nga një numër i larte vizitorësh vendas e të huaj. Ajo ishte një mundësi për t’u njohur me objekte unike nga koleksionet e Muzeut Historik Kombëtar, përmes 25 imazheve.

Këto thesare përfshijnë artefakte nga pavijonet e Lashtësisë, Mesjetës dhe ikonave Pasbizantine, si dhe objekte etnografike nga Periudha Osmane, duke ofruar një dritare komunikimi në historinë dhe trashëgiminë tonë të pasur kulturore shqiptare.

Ekspozita “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” ishte një bashkëpunim mes Muzeut Historik Kombëtar dhe DRTK Shkodër, duke sjellë në jetë një përvojë të veçantë për të gjithë vizitorët që eksplorojnë thesaret e së kaluarës sonë.

1 nga 7

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›