E Hënë, 2 Nëntor 2026

Theu arrestin e shtëpisë, në pranga 30-vjeçarja nga Kavaja

Një 30-vjeçare është arretsuar në Kavajë, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Durrësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen D. M., 30 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Durrësit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›