E Diel, 1 Nëntor 2026

Theu arrestin shtëpiak dhe doli për të vjedhur/ Kapet 20 vjeçari në Tiranë, kreu 8 vjedhje gjatë gushtit

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer tetë vjedhje në subjekte të ndryshme gjatë një jave, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 5–13 gusht 2026, ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme, Policia konstatoi se i riu ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer prej tij.   / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›