E Diel, 1 Nëntor 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës arrestoi një 19-vjeçar dhe procedoi penalisht pesë të tjerë në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë.

Policia njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende te forta, xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë pesë shtetas, autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme gjatë këtij tubimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›