Thiago Alcantara lojtari i ri i Bayern

Thiago Alcantara është lojtari më i ri i Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll me origjinë braziliane do të luajë për katër sezonet e ardhshme në Bundesligë me kampionët në fuqi të Europës.
Të dielën në mbrëmje, Bayern dhe Barcelona lëshuan një komunikatë ku zyrtarizonin marrëveshjen. Guardiola e kishte kërkuar me këmbëngulje lojtarin të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës që drejtonte katalanasit dhe drejtuesit bavarezë i kanë plotësuar dëshirën duke e blerë për 25 milionë euro. Thiago Alcantara ka luajtur 101 ndeshje me Barcelonën (63 si titullar) duke shënuar 11 gola e duke dhënë 16 asist. “Thiago është kërkuar nga trajneri Guardiola”, tha shkurt Karl-Heinz Rummenigge për kanalin zyrtar të Bayern Munchen. / Top Channel