E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thirrjet për protesta/ Meta shkon në selinë blu, takohet me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë blu, ku po zhvillon një takim me liderin e opozitës Sali Berisha.

Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave që janë bërë nga dyshja opozitare për nisjen e protestave në vend.

Ndërkohë pritet të shihet nëse vetë Meta ose Berisha do të zbulojnë më shumë detaje nga takimi i tyre “kokë më kokë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›