E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thoni i Lady Gagas, shitet për 8.500 funte

Një thua artificial i Lady Gagas ka dalë në ankand për një vlerë prej 8.500 funta.  A ështe blerë nga një fans i saj vetëm disa sekonda pasi dolën në ankand.

Thoni ishte gjetur gjatë një koncerti të saj gjatë turneut “Born This Way”.

“Unë vërenjta një copë në dysheme, dhe fillimisht mendova se mund të ishte ndonjë detaj i kitarës. Kur e mora, e pash se ishte një thua artificial”, ka thënë fansi që ka gjetur atë.

Kjo sështë hera e parë që fansat paguajn shuma të mëdha për të qëne sa më afër idhullit të tyre. Në vitiin 2010, një miliarder rus, pati paguar një shumë prej 1 milion dollarësh për të marrë pjesë në klipin e saj 9 minutësh, “Alejandro”.

Gaga për momentin është duke u përgatitur të rikthehet në muzikë, pasi u detyrua të anulonte turneun e saj në shkurt, si pasojë e disa problemeve shëndetësore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›