E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyerja e embargos së OKB-së, një pikë ende e errët e historisë

Ajo çfare duhet te them më besoni, nuk më bën të ndjehem i lumtur dhe nuk me ngjalle asgje te mire ne shpirt, sepse është nje lajm i keq, për cilëndo pjese te kombit tim.

Ka ardhur koha qe t’i veme gishtin kokes, dhe te mendojme, por edhe te analizojme, se si erdhi puna deri ketu me Shqipërinë, me gjithë këto prapësi që regjistrohen sa herë ka ngjarje të rëndësishme për Kosovën? Mendoj se Serbia dhe dashakeq të tjerë të kombit shqiptar, ne krye te ndryshimeve te medha, qe ndodhen ne fillim te viteve 90-të, na i solli njerzit e vet.

Me kalimin e kohes, pas vitit 1993, mendoj së në Shqiperi janë konsoliduar radhet e ekstremit të UDB-së. Gjykoj se marrëveshja sekrete per furnizimin e Armatës Jugosllave dhe paramilitareve te Serbise, me karburante, ne kohen e embargos, që OKB i bente ish Jugosllavisë, është një segment i historisë së këtyre viteve që ka mbetur i errët. Zbulimi i konjukturave të kësaj marrëveshjeje, do na bënte të kuptonim shumë, madje do na jepte informacion shtesë edhe për të famshmet firma piramidale të rrëzuara në 97-n.

“A kemi ne ligj që lejon të huajt të blejnë tokë në Shqipëri?”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›