E Martë, 3 Nëntor 2026

Thyerja e rregullores, Agai dënon Albanon dhe Dijonisin, ja vendimi për fermerët

Fermerët kanë thyer disa nga rregullat e Agait në “Ferma VIP”.

Disa prej tyre kanë hequr mikrofonat, kanë pëshpëritur dhe nuk kanë pranuar t’i vendosnin sërish.

Albano ishte fermeri i cili nuk e ka vendosur më shumë mikrofonin dhe Dijonisi për fjalorin e përdorur ndaj Baby G, Agai si dënim ka marrë se ata duhet të rrinë tek shtëpija e fakirëve.

“Ky detaj i vogël, por themelor nuk duhet të cënohet në asnjë moment, por ju e keni bërë. Albano dhe Dijonisi do të marrin një dënim nga Agai, Albano për mosvendosje mikrofoni dhe Dijonisi për debatin me Baby G.

Të dy do të shkoni tek shtëpija e fakirëve. Nuk u lejohet të hyni në shtëpi tek fermerët e tjerë. Do të keni një paketë ushqimore të caktuar nga Agai.

Paradite dhe pasdite do të bëni gjithë punët e fermës. Dushin dhe nevojat do i kryeni tek çezma. Ky vendim do të zbatohet deri të premten në mëngjes. Në rast sjellje të mirë, ky dënim mund të zgjasë më pak”, tha Fioralba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›