E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Ti copë m***, vij t’i këpus veshët”, Allegri denoncohet nga drejtori i TuttoSport

Trajneri i Juventus, Maximiliano Allegri ishte zjarr pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i bardhezinjve, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e TuttoSport.

Pikërisht ky i fundit, Guido Vaciago, ka denoncuar Allegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalët që Allegri iu drejtua:

“Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku ti rri, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tendë”, rrëfen drejtori i TuttoSport ato që sipas tij i ka thënë Allegri.

/a.r

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›