Tifoze e Iranit me fanellën e Mahsa Amini, ndërhyn siguria

Protesta e grave iraniane arrin edhe në Kupën e Botës të futbollit që po zhvillohet në Katar. Një tifoze me lot të zi të pikturuar në fytyrën e saj u përjetësua në tribunat e stadiumit Ahmad Bin Ali ku luhej Iran-Uells, duke treguar një fanellë të Iranit me shkrimin “Mahsa Amini 22”, për të kujtuar vajzën e arrestuar sepse ajo nuk ishte veshur ‘siç duhet’ dhe vdiq tri ditë më vonë në spital nga rrahjet nga oficerët. Fotoja shpejt bëri xhiron e internetit. Fanella është hequr pas ndërhyrjes së sigurimit.