Tifozët e Ekuadorit në kor në stadium: Duam birra

Në Katar 2022, çështja e birrës është ende në qendër të vëmendjes. Në fakt, gjatë intervalit dhe në fund të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, tifozët ekuadorianë protestuan në mënyrën e tyre kundër ndalimit të alkoolit të vendosur nga autoritetet vendase në stadiume. “Queremos cerveza, queremos cerveza…”, ose “Duam birrë, duam birrë” është refreni që ka bërë jehonë në stadiumin Al Bayt gjatë ndeshjes kundër Katarit.
Ditët e fundit, vendi pritës i turneut, me vendim të familjes mbretërore, kishte vendosur të revokonte lejen për shitjen e birrës në stadiume, duke provokuar protesta nga një prej sponsorëve të FIFA-s që prodhon këtë pije dhe shumë mbështetës që fluturuan në Katar për të parë ndeshjet.