E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tifozët e Milanit në protestë, kontestohen ashpër presidenca, drejtuesit dhe një pjesë e mirë e lojtarëve

Festa me protesta te Milani. 125 vjetori i krijimit të klubit nisi me kontestime nga tifozët kundrejt drejtuesve, lojtarëve dhe presidencës së klubit para, gjatë dhe pas ndeshjes së barazuar me Xhenoven në San Siro, por vijoi edhe  një ditë më pas  në mbrëmjen gala organizuar për lojtarin dhe stafin që punon në Milanelo.

Tifozët ultras, me qindra në këtë rast, u vendosën përpara lokalit ku do të mbahej festa  e 125-vjetorit të krijimit të ekipit hapur edhe banderolat me mesazhe të forta kontestuese.

“Drejtues të paaftë, presidencë pa ambicie, ju nuk jeni në lartësinë e Historisë Sonë”, “lojtarë pa dëshirë dhe dinjitet, ju jeni fytyra e kësaj presidence”, ishin dy banderolat me mesazhe shumë të forta kundër Gerri Kardinales, sipërmarrësit amerikan që menaxhon Milanin, por jo vetëm edhe kundër Ibrahimovic apo Furlani që janë drejtuesit kryesorë të klubit kuqezi për  momentin.

“Kardinale duhet ta shesësh Milanin”, ishte një tjetër kor i vazhdueshëm, i grupit ultras të kuqezinjve, të cilët janë pozicionuar përfundimisht kundër mënyrës se si po menaxhohet Milani në aspektin sportive.

Koret kontenstuese janë vënë re edhe kur kanë mbërritur lojtarët për të bërë fotot e rastit në kuadër të kësaj feste. Nuk i kanë shpëtuar koreve të protestës, Teo Hernandez që ishte bashkë me bashkëshorten e tij, apo edhe Leao, Morata dhe Kalabria.

Të pakët ishin ata që merituan duartrokitje, konkretisht Kristjan Pulisic apo djaloshi i ri i sulmit Kamarda, por edhe legjenda e klubit Franko Barezi. Situata tek kuqezinjtë është e nderë edhe për shkak të marrëdhënies së trajnerit Fonseka me disa prej futbollistëve, sidomos në raport me yllin e ekipit Teo Hernandez. Gjithashtu është reflektuar në rezultate pasi Milani është i teti në Serie A , 14 pikë larg vendit të parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›