E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Realit zgjedhin trajnerin

Gazeta "Le Parisien" ka folur për një largim të mundshëm të Carlo Ancelottit nga stoli i Paris Saint Germain, i cili nga ana e tij ka një parakontratë me Real Madrid.

Tekniku italian pëlqehet prej kohësh nga presidenti Florentino Perez, por jo dhe aq nga tifozët e "Los Blancos" që në një sondazh të sportives spanjolle "AS" nuk e preferojnë si trajner të klubit të tyre.

Ai që ka marrë më shumë vota është tekniku i Swansea Michael Laudrup me 73%, në vend të dytë ndodhet Rafa Benitez me 18% dhe vetëm i treti gjendet tekniku italian me 9% të votave./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›