E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tifozët kontestuan Trent Aleksander-Arnold, habit Karrager: Shumica e lojtarëve të Liverpul duan të luajnë për Realin!

Xhimi Karrager mendon se “shumica e lojtarëve të Liverpul me shumë mundësi ëndërrojnë të luajnë për Realin e Madridit”. Ish-lojtari i Liverpul mes viteve 1996-2013 u pyet për lamtumirën e hidhur që i dha “Anfield Road” mbrojtësit të krahut të djathtë.

“U habita nga numri i lartë i tifozëve që e vërshëllyen. Unw jam i mendimit se asnjë lojtar i Liverpul që fiton trofe me klubin dhe që mban veshur ngjyrat e skuadrës nuk duhet kontestuar në atë mënyrë”, tha Karrager.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›