E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i vlefshëm për javën e 33-të të Superiores, ka nisur me vonesë për shkak të tymit që “pushtoi” fushën.

Nuk mungojnë tifozët e flaktë të “demave” dhe të bardhebluve të cilët kanë ndezur supersfidën me banderola të ndryshme.

Tifozët e kuqtë mbajnë në duar një banderolë me shkrimin: “Myte, Myte”. Kjo duke qenë se në dy derbit e fundit ka triumfuar Partizani dhe se skuadra e Shehit rrezikon rënien nga kategoria.

Por tifozët bardheblu iu janë përgjigjur me një tjetër banderolë: “Ata duan që ne të biem, por ne qëndrojmë mbi të gjithë”.

69ecfda7875de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›