E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tifozët votojnë, Mbappe lojtari më i mirë i dhjetorit: Muaji

Kylian Mbappé më në fund ka gjetur sërish buzëqeshjen e tij dhe është gjithnjë e më në qendër të Real Madridit të Carlo Ancelottit. Pas një fillimi të sezonit në të cilin shpeshherë gjendej në syrin e stuhisë edhe për shkak të situatave “ekstra”, sulmuesi francez i është rikthyer të qenit vendimtar dhe efikas.

26-vjeçari francez ishte gjithashtu vendimtar të premten në fitoren ndaj Valencias(1-2) dhe u zgjodh lojtari më i mirë i muajit dhjetor, muaji në të cilin shënoi pesë gola dhe u shpall kampion bote për klube pasi fitoi finale kundër Pachuca.

Pas marrjes së çmimit, ai shprehu mirënjohjen e tij: “Faleminderit shumë tifozëve për votën, është e rëndësishme. Dhjetori ishte një muaj i bukur për mua dhe për ekipin, sepse fituam një titull, shumë ndeshje në ligë dhe një ndeshje të rëndësishme të Champions League”.

“Jemi në një moment të mirë. Vitin e nisëm shumë mirë, me një ndeshje të vështirë që e fituam në fund dhe tani synojmë gjithçka. Shpresojmë të fitojmë dhe të luajmë mirë. Ka shumë ndeshje, por siç thonë këtu, ne duhet të fitojmë gjithçka”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›