Tifozi boshnjak, 960 km në këmbë për Bayernin

Një tifoz boshnjak e ka bërë atë që shumë pak persona në botë mund ta bëjnë. Vahid Cehaja, një tifoz i zjarrtë i Bayernit ka vendosur që të niset në këmbë nga Bosnja në Gjermani pas triumfit të Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Cehaja u nis nga vendlindja e tij Bugojno duke udhëtuar në këmbë deri në Munchen. Cehaja kaloi nëpër Kroaci, Slloveni, Austri e Gjermani për të arritur në Munchen. 960 km në këmbë i bëri tifozi boshnjak për të arritur te stadiumi "Allianz Arena".
I veshur me fanela të Bayernit, Vahid u prit nga zyrtarë të skuadrës gjermane pas kësaj maratone. Ai publikoi në foto këmbët e tij të cilat ishin në një gjendje të rëndë pas kësaj ecje./Indeksonline/