E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tik Tok mbyllet për një vit/ Berisha akuzon Ramën se e mbyll për fushatë, protestë për tik tok ditën e Gërdecit

Qytetarët shqiptare nuk do të kenë akses në Tik Tok për një vit të tërë. Qeveria miratoi këtë të enjte vendimin për mbylljen e kësaj plaftorme brenda pak ditësh me qëllim sic thoteëajo, mos ndikimin e fëmijëve nga përmbajtje të padëshiruara.

“Duke marrë të gjitha faktet dhe elementet që lidhen direkt me sigurinë e fëmijëve, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok deri në një periudhë 12-mujore, periudhë që do të na lejojë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”

Por bllokimi do jetë i përkohshëm. Sipas ministres Ogerta Manastirliu, kjo kohë do të shërbejë për vendosjen e filtrave.

“Kemi nisur një komunikim me përfaqësuesit e TikTok sa i takon filtrave të moshës së aksesit, të kontrollit prindëror dhe filtrave të domosdoshëm lidhur me të gjitha aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Duke vendosur këto filtra do të parandalojmë edhe promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara që vijnë përmes komunikimit në platformën TikTok.”

Ky vendim i qeverisë ishte paralajmeruar, pas ngjarjeve të rënda mes fëmijëve, por u vonua pas një konsultimi të gjatë të qeverisë me përfaqësues të komunitetit të mesuesve dhe prindërve pas vrasjes së 14 vjecarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar.

Por për opozitën qëllimi i qeverisë është diku tjetër.

“Në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrino I Shqipërisë, Toto Rino njoftoi vendimin e narkoqeverisë për ndalimin e Tik Tok”

Dhe si reagim ndaj kësaj mbylljeje, Berisha thërret një protestë në mbrojtje të Tik Tok.

“Me 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin Skënderbe para kryeministrisë, një protestë ku kërkohet anulimi I vendimit për censurën dhe bllokimin e Tik Tok”

Për rastësi ose jo, britmat e përkrahësve të tij mund të ngatërrohet me zërin e protestës së familjarëve që humbën jetën në shpërthimin e Gërdecit. Në 15 mars mbushen 17 vjet nga tragjedia në periferi të Tirasnës, për të cilën Berisha vetë nuk ka refkeltuar asnjëherë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›