E Martë, 3 Nëntor 2026

Tik Tok nuk qenka ndërprerë! Durrës, vihet në pranga 24 vjeçari, bëri thirrje për dhunë nga … Tik Tok

Një 24 vjeçar i identifikuar si Devis Faruku është arrestuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka bërë thirrje në platformat online për dhunë.

I riu është arrestuar brenda banesë së tij në lagjen Perimore të Sukthit, për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë thirrjet janë bërë nga “Tik Tok” platformë kjo qënë Shqipëri është mbyllur, por si duket i riu ka mundur të ketë aksesimin e këtij rrjeti social nëpërmjet aplikacioneve VPN.

Kanë qënë një denoncim i mbërritur në policinë e shtetit, çka ka zbuluar edhe thirrjet e të riut për të djegur një automjet policie në zonën ku ai banonte dhe thirrjeve të tjera për dhunë nga 24-vjeçari.

Më pas hetuesit kundër krimeve kibernetike na bashkëpunim me paltformat e rrjeteve sociale, kanë mundur të zbulojnë se kush fshihej pas adresës false ku publikohehshin këto thirrje.

Ndërkohë, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke ndjekur procedurat përkatëse për ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet./abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›