E Diel, 1 Nëntor 2026

"Time", Presidenti Topi renditet i 10 si politikani më i pashëm në botë

Presidenti shqitpar Bamir Topi është një ndër liderët më tërheqës të botës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga sondazhi i realizuar nga revista amerikane "Time", sondazh që e rendit kreun shqiptar në vendin e 10-të në listën e 172 personaliteteve më të larta nga vende të ndryshme. Vendin e parë në këtë renditje e zë kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko. Kështu që nëse mendonit se Barack Obama është lideri më tërheqës, gabonit, sepse numri një i Amerikës ska mundur të klasifikohet as në 10-shen e krereve më tërheqës. Në vend të dytë është renditur kryministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg që ndiqet nga mbreti i Butanit. Presidneti shqiptar, ka lënë pas në renditje edhe kryeminsitrin rus Vladimir Putin, I cili nuk është cilësuar më aq tërheqës sa më parë, sipas sondazheve të zhvilluara ndër vite. Po kështu, Presidenti Topi, duket se ka fituar simpati më të madhe, duke lënë pas gjithashtu edhe homologë rajonalë, sië është për shembull presidenti serb Boris Tadië, që në rininë e tij ka qenë një top model, apo kryeminsitrin italian Silvio Berlusconi e shumë të tjerë. Lista e 172 kandidatëve është finalizuar në renditje me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Il, ndërsa pararendës i tij është Papa Benedikti I 16-të. Në websiten e kësaj reviste janë publikuar edhe disa të dhëna më të hollëishsme për secilin prej liderëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›