“Times”: Bosi më i madh i mafies është ukrainas

Bosi më i madh i mafies, sipas revistës “Times”, nuk është amerikan apo italo-amerikan, por ukrainas.
Emri i tij është Semion Mogilevich, me pseudonimin “njeriu me tru”, sepse ai është jashtëzakonisht inteligjent (ka një diplomë në ekonomi), dhe është një oktapod të cilit tentatoli i është përhapur në të gjithë botën, nga Rusia deri në Amerikë. Mogilevich figuron i pari në klasifikimin e dhjetë bosëve të mafias të cilësuar si "kumbarët".
Në mesin e renditjes ndodhet edhe një kinez Xie Caiping. Revista “Times” ka hartuar listës së 110 mafiozëve të përmbledhur nga FBI-ja, javën e kaluar. Ajo ka vendosur në vendin e parë të personave më të kërkuar Mogilevich pasi ai është vendosur në qendër të hetimeve ndërkombëtare për trafikun e naftës, drogës dhe prostitucionit.
Por Mogilevich është një "i paprekshëm". Ai u arrestua në Moskë në vitin 2008 për evazion fiskal, por u lirua një vit më vonë. Revista e thot kaq haptazi, por bosi i Ukrainës do të gëzojë një imunitet, sepse është në gjëndje të kërcënojë më të pushtetshmit e globit.