E Shtunë, 31 Tetor 2026

Times Square, talebanët: Se njohim Shahzad

Lëvizja e talebanëve të Pakistanit ka përjashtuar cdo lidhje me Faisal Shahzad, i arrestuar për atentatin e dështuar në “Times Square”.

“Nuk e njohim dhe nuk e kemi stërvitur ne”, ka deklaruar një zëdhënës i lëvizjes së rebelëve.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm pakistanez e vlerëson si pak të mundshëm opsionin që Shahzad të ketë vepruar i vetëm.

Rehman Malik ka saktësuar se nuk ka marrë ende një kërkesë zyrtare për ndihmë nga SHBA, por është shprehur i gatshëm të japë gjithë ndihmën e nevojshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›