Tingujt e kabasë myzeqare në Lushnje, në vend të parë orkestrina nga Roshniku i Beratit

Tingujt e Kabasë Myzeqare, kanë 122 vjet që luhen nga mjeshtrat e sazeve popullore. Për ta mbajtur gjallë këtë traditë, në Lushnje është organizuar një aktivitet në zonën e Fiersheganit.
Për banorët, Kabaja e Myzeqesë është mirëpritur me gëzim, për faktin se ngjarjet kulturore nuk janë të shumta. Muzika dhe kënga popullore për banorët është mirëpritur dhe duartrokitur këtë herë.
Klarinetistët pjesëmarrës në garë, kanë që nga vitet 1950, 1960 që luajnë Kabanë Myzeqare.
Ata thonë se kjo muzikë duhet të njihet nga moshat e reja dhe duhet trashëguar ndër breza. Në organizimet familjare, grupet e sazeve vazhdojnë të jenë të kërkuara.
Grupet pjesëmarrëse në këtë garë ishin nga Lushnja, Fieri, Berati, Divjaka, Patosi dhe Belshi. Në vend të parë u rendit orkestrina nga Roshniku i Beratit.
/rtsh/