E Diel, 1 Nëntor 2026

Tingujt e shtatorit, Orkestra Simfonike e RTSH çel stinën e re koncertore

Shtatori sjell tingujt e parë të një stine të re për muzikën klasike. Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën e re koncertore me një mbrëmje të veçantë, që bashkon repertorin klasik, krijimtarinë shqiptare.

Koncerti do të mbahet më 15 shtator, në hollin “Gjon Simoni” të RTSH-së. Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, mbrëmja premton të sjellë ngjyra, emocione dhe energji të veçantë. Një mbrëmje që sjell në një program të vetëm traditën e repertorit simfonik dhe virtuozitetin e solistit, Matia Cerriku.

“Kjo është një mbrëmje që është konceptuar që koncerti të realizohet në sallën e RTSH-së, në hollin “Gjon Simoni”. Është një koncert me një program të larmishëm që fillon nga Mascagni me “Amico Fritz”, Intermezzo. Pastaj kemi një Totentanz, një temë dhe variacione të Liszt-it me temë nga Wagner-i, që është një pjesë shumë brilante, që luhet nga një djalë shumë i ri atje, Çerriku. Është një Adagio që e kam kompozuar vetë për harqe dhe, në fund, si punë e fundit, Mozart, “Jupiter”, nr. 41.”, tha maestro Kraja.

Orkestra Simfonike e RTSH-së e nis kështu stinën koncertore të shtatorit, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku repertori klasik takohet me krijimtarinë shqiptare. Një koncert, një atmosferë dhe një sezon i ri që nis me premtimin për më shumë muzikë, bashkëpunime dhe takime me publikun.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›