Tingulli 3NT, rekord klikimesh në Youtube

Para pak ditësh, një nga reperët kontravers nga Shqipëria drejtori fyerje të rënda drejt liderit të ‘Baba Stars’ Getoar Selimit duke marrë shkas nga një faqe e rreme në Facebook me emrin e Getit.
Mirëpo, burime të Indeksonline vërtetojnë se Geti ka tash e tri vite që nuk ka në menaxhim asnjë faqe me ermin e tij ne Facebook.
Sipas këtij burimi, Geti nuk ka dashur fare të merret me këto fyerje. Gjatë ditës se djeshme, Geti lansoi këngën e tij më të re, “Pot shoh përmas” ku akoma pa i mbushur 24 orë, kjo këngë u shndërrua në hit duke marrë rreth 200 mijë klikime në Youtube.
Llejbëlli, ‘BabaStars ‘ ka edhe shumë projekte që do të vijnë si hite verore ndërkaq, sa i përket fyerjeve që janë drejtuar së fundmi në adresë të tyre, menaxherët e këtij llejbëlli deklarojmë se nuk kanë kohë të mirren me këta persona për shkak që janë të fokusuar në projekte të shumta në të cilat janë duke punuar aktualisht./Indeksonline/