E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana 6 orë pa ujë të pijshëm, shkak një defekt në rrjet

E gjithë Tirana do të jetë për mëse 6 orë pa ujë të pijshëm.
 

Shkak për këtë është bërë një defekt në linjën e transmetimit Shën Mëri-Dajt.
 

Sipas Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës kufizime do të ketë në të gjithë Tiranën nga ora 10:00 deri në orën 16:30.
 

Ndërkohë një grup specialistësh ka shkuar në vendin e defektit dhe po punon për riparimin e tij.

Në një linjë telefonike për “Ora News” drejtori i departamentit inxhinjerik në UKT Luan Peti theksoi se defekti ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në zonën mes Shën Mërisë dhe Dajtit.
 

Sipas tij ka një çarje pothuajse totale të tubacionit por por po punohet për riparimin e defektit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›