E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Halili pas Bales kerkon edhe Hyken

Bala gjate prezantimit Une kam ardhur te Tirana qe te bej me te miren time. Jam gati qe te perballoj me sukses peshen e fanelles bardheblu

Tirana po merr gjithnje e me shume ngjyra shkodrane. Themi keshtu pasi ekipi 24 here kampion i Shqiperise zyrtarizoi dje edhe kontraten me sulmuesin e talentuar Bekim Bala. Bardheblute firmosen para pak ditesh me mesfushorin e kombetares Gilman Lika i ardhur edhe ky pas prishjes se kontrates me Diarbakirsporin. Ne ceremonine e prezantimit presidenti i Tiranes Refik Halili deklaroi se merkatoja e bardhebluve nuk mbyllet me afrimin e te riut nga Shkodra.

Halili per Balen

Kemi bere nje tjeter blerje te mire te Tirana. Bala eshte nje lojtar cilesor i cili do te ndihmoje ekipin ne arritjen e objektivave qe ne kemi vendosur per kete sezon. Une kam menduar edhe per te ardhmen me marrjen e tij. Ai eshte nje lojtar i ri dhe presim nga ai. Kemi nenshkruar nje marreveshje dyvjecare me sulmuesin - theksoi presidenti Halili.

Lojtaret qe kane ikur do te zevendesohen

Me tej numri nje i bardhebluve tregoi se ka ndermend qe te afroje ende lojtare ne ekip. Merkatoja e Tiranes ende nuk ka mbaruar. Ne vazhdojme qe te jemi ne kerkim te futbollisteve cilesore te cilet do te na duhen per synimet qe ne kemi. Nga ekipi jane larguar lojtare dhe ne synojme qe te bejme afrime - tha ai. Drejtuesi i bardhebluve foli edhe per Jahmir Hyken nje tjeter objektiv i Tiranes. Do te ishte fat per Tiranen qe te kishte Hyken ne ekip ashtu sic do te ishte fat per lojtarin qe te ishte pjese e nje klubi si Tirana. Kam pasur kontakte te vazhdueshme me lojtarin por ende nuk ka dicka konkrete. Lojtari eshte ne Greqi. Per momentin ai nuk eshte se po luan shume dhe kthimi te Tirana do ta vendoste serish ate ne qender te vemendjes dhe do te terhiqte prape vemendjen e menaxhereve - sqaroi presidenti. Halili deklaroi se marreveshja me mesfushorin nuk pengohet si pasoje e pengesave financiare. Eumlshte Hyka qe do te vendose. Futbollisti eshte ne kontrate. Ai duhet qe ta zgjidhe kete ceshtje me drejtuesit e klubit ku eshte dhe me pas te beje zgjedhjen e tij - perfundoi numri nje i bardhebluve.

Bala Tek Tirana do te jap me te miren

Une si Bekim kam ardhur te Tirana qe te bej me te miren time. Mosha ime eshte ne rritje dhe te Tirana jam i gatshem qe te perballoj me sukses peshen e fanelles. Do te jap gjithmone maksimumin por kete do tia leme fushes ta tregoje - deklaroi Bala. Futbollisti tregon per arsyet qe e bene ate te pranonte oferten e 24 here kampioneve te vendit. Interesimi i ketij klubi per mua ishte mjaft i madh. Pervec Tiranes ishte edhe Vllaznia qe interesohej. Por meqenese oferta financiare qe mu be nga bardheblute ishte shume e mire vendosa te behesha pjese e ketij klubi. Eumlshte privilegj per mua qe te jem pjese e nje klubi te njohur e me histori si Tirana - perfundoi 20 vjecari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›