Tirana, KQZ: Rezultati paraprak, i pakuptimtë
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cileson rezutatin paraprak te pakuptimte dhe garanton se do te dilet me perfundimin zyrtar, pasi te verifikohet cdo procesverbal e te behen te gjitha llogarite.
Ne nje konference per mediat, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar se eshte e pakuptimte të flitet për një rezultat paraprak, duke parë edhe ngushtësinë e diferencës së votave për Tiranën.
Sipas tij, gabimi njerëzor është i pashmangshëm, ndersa përfundimet do te shpallen në bazë të kodit zgjedhor.
Rezultati paraprak konsiderohet i pakutimtë. Është e kuptueshme që mund të ketë gabime njerëzore gjatë mbledhjes së të dhënave dhe në këtë mënyrë kjo është e justifikueshme. KQZ do të fillojë menjëherë verifikimin e proçes-verbaleve dhe do të shpallë rezultatin e saktë, tha zëdhënësi i KQZ-se.
Mbledhja e KQZ per analizimin e te dhenave nga 11 njesite bashkiake te Tiranes, e mandej per te dhene nje rezultat zyrtar eshte lene paraprakisht per paraditen e se dieles.