E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana, PD kandidon sozinë e Ramës/ Florjan Binaj, nga kanali i Berishës, kandidat për kryeqytetin

“Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.”

E ka fjalën për rolin e Edi Ramës dhe për aktorin që identifikohet me të. Florian Binaj mori më në fund mbështetjen jo të papritur të selisë blu për vetëkandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës.

Por Berisha u mundua t’i zbehë Binajt suksesin e tij më të madh. Sipër kreut të PD, Binaj i Portokallisë nuk ishte më i suksesshem sesa Binaj me kollare portokalli.

 “Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar”

Por Binaj tani punon te Syri TV, i cili edhe nëse nuk është i lidhur me portofolin e doktorit, ka lidhje direkte me zyrën e tij. Sa i pavarur është ai?

 “Aq sa ç’ishte kur punonte tek ABC News. Kaq i pavarur është. Të garantoj. E hoqi Edi Rama nga ABC Neës me Fugën e tij. Pra, tek SYRI patën kurajo dhe i dhanë hapësirën, por ata i kishin ndërtuar Piranjat, siç e dini ju vetë, tek ABC. Por se e përzuri Sokol Balla, jo Sokol Balla, por Edi Rama”

Në fakt Edi Rama e konsideron shok Florian Binajn, aq shok sa i besoi atij edhe pjesë nga fushata e vitit 2013, që rrëzoi Sali berishën.

Bota thonë, është portokall. Së paku për Sali Berishën. I cili pasi u refuzua nga njerëzit e tij më të votuar, pasi refuzoi të nxirrte emra politikë, i sigurt ndoshta për një humbje në kryeqytet, nuk pati asnjë alternativë tjetër, por vuri përballë një betejë politike me Edi Ramën në Tirane, thjesht sozinë e tij më të mirë. Kjo pasi oferta për Binajn, ka një polic sigurie. Pas zgjedhjeve, mund të rikthehet menjëherë e të drejtoje Piranjat. Sigurisht me një shtesë rroge.

Të vetmit që nuk duken të shqetësuar për kandidimin e Binajt, duken socialistët. Ata janë të qetë: në krye të fushatës kanë versionin origjinal: Edi Ramën.

“Unë pres që PS të ketë të njëjtën mbështetje sicc pati në Fier në Tiranë në 11 maj, në këto zgjedhje të pjesshme”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›