E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana”, PS kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së për tabelat

Kolegjit Zgjedhor po shqyrton sot kërkesë padinë e Partisë Socialiste mbi vendimin e Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për rezultatin e garës për bashkinë e Tiranës.

Relatorja e kësaj çështje është gjyqtarja Dhurata Haveri ndërsa anëtarët e trupit gjykues janë” Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Meriban Mullai dhe Sashenka Jonuzi.
 

Në seancën e sotme përfaqësuesi ligjor i PS-së në Kolegj ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KQZ-së, vendim i cili ndryshoi tabelat e rezultateve për kryeqytetin.
 

Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së tabelat e rezultataeve nuk shprehin në mënyrë të saktë numrin e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim, me numrin e votave të gjetura në kuti duke pasur kështu mospërputhje shifrash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›