E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, Stabeku i sjell fitime te medha

Aranit Muraci

Fitorja me norvegjezet e Stabekut do te sillte fitime te medha per ekipin e Tiranes, gjate ketij edicioni futbollistik. Ekipet tona nuk arrijne qe te kalojne shume ture ndaj edhe te ardhurat, qe sigurojne ne te shumten e rasteve nga pjesemarrja ne kompeticionet evropiane, jane te paperfillshme, duke vene shpesh ne veshtiresi buxhetin e tyre. Vllaznia dhe Tirana kerkojne qe te kalojne ne turin e trete, per te shenuar ne arken e tyre te ardhura te mjaftueshme, pasi edhe tifozet qe i mbeshtesin jane me te shumte te numer. Drejtuesit bardheblu jane duke bere llogarite e fundit dhe e shohin fitoren e tyre ne kryeqytet, si nje mundesi te shkelqyer per te arritur kualifikimin ne turin e trete te "Champions". Ne kete edicion, ekipi shqiptar pjesemarres ne Ligen e Kampioneve, Tirana, eshte kualifikuar automatikisht ne turin e dyte dhe ne rast se kalon ne turin e trete, do te jete ekipi i pare ne historine tone qe merr pjese ne kete raund te Liges se Kampioneve. Por pervec kesaj, 200 mije euro jane llogaritur te ardhurat e klubit, ne rast se kalohet turi i dyte. Ne turin e trete, pjesemarrja do te thote 100 mije euro me shume, pervec te ardhurave televizive qe do te jene te larta ne baze te kundershtarit. Kesisoj, arka e klubit pritet te pasurohet ne rast kualifikimi me Stabekun. Drejtuesit e Tiranes jane perqendruar maksimalisht qe te masin forcat ne ndeshjen e pare me norvegjezet ne Tirane, per te pare mundesine e kualifikimit. Tirana, me 15 korrik do te perballet ne "Champions" me Stabekun e Norvegjise dhe nje jave me vone do te diskutoje kualifikimin. Kampionet e Shqiperise po vijojne pergatitjet ne Oher te Maqedonise, nen drejtimin e trajnerit kroat, Ilia Loncarevic dhe per ndeshjen e pare synojne te arrijne nje rezultat pozitiv. "Na duhen ende disa perforcime ne skuader,- theksoi trajneri kroat- ekipit i jane larguar disa elemente te rendesishem, megjithate gjendja e skuadres gjate pergatitores po vjen duke u permiresuar". Ne shenjestren e bardhebluve jane disa lojtare te spikatur qe ndodhen te lire ne treg, si Xhevahir Sukaj. Tirana do te prese me 15 korrik Stabekun, nje nder ekipet me te forta evropiane, pjesemarrese ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te ketij edicioni. Ndonese pa fat ne short, 24 here kampionet e Shqiperise kerkojne qe te bejne mrekulline ne dy sfidat e radhes.

Tirana

Tiranes i eshte larguar Ansi Agolli dhe ka probleme demtimi Migen Memelli. Bardheblute duhet te afrojne rreth 5 lojtare, per te kompensuar ikjet si dhe perforcuar ekipin sipas parashikimeve, kur mbetet edhe nje jave nga ndeshja e "Champions".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›