E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dënon aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve

Përmes një deklarate aktin e rrëmbimit të policëve kosovarë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne vlerësojmë se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, lexohet në deklaratë.

Ne vlerësojmë se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon

Ministria e Jashtme Shqiptare kërkon nga autoritetet përgjegjëse në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›