E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana, disfatë në Challenge Cup

Tirana në volejboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e parë me gjermanët e Helios Grislis Gizen, 3-1. Një ndeshje e luajtur në Pallatin e Sportit në Farkë, e cila pati vetëm një skuadër në fushë, që ishin gjermanët e Helios, të cilët e kanë nisur setin e parë shpejt dhe kanë fituar 25-16.

Tirana reagon, ndërsa e ë në ekuilibër setin e dytë, të cilin e fiton 25-23. Por nuk ka më dilema. Helios Grislis Gizen mbledh forcat dhe fiton setin e tretë 25-20. Tashmë bardheblutë duket sikur nuk kanë më forcë reagimi, pavarësisht ndërhyrje të herëpashershme nga stoli të trajnerit Arben Sako. I katërti është fotokopje i të parit, që Helios Grislis Gizen e fiton 25-16 dhe krejt ndeshjen në një hark kohor prej një ore e 52 minuta, 3-1.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjermani më 28 nëntor, teksa shpresohet në një tjetër ballafaqim më dinjitoz të Tiranës, përtej diferencave mes skuadrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›