E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tirana, ditëlindje pa kryetar/ Eventi i paralajmëruar si festë, një ditë para arrestimit të Veliajt

Nga Pallati i Brigadave, gazetarja Greta Bullari raportoi të rejat e fundit nga eventi i 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, një event i cili po zhvillohet një ditë pas arrestimit të bujshëm të kryetarit Erion Veliaj.

Gazetarja raportoi se ka mbërritur kryeministri Rama dhe gjithashtu edhe Anuela Ristani e cila do të drejtojë Bashkinë e Tiranës në vijim. Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga ana e të pranishmëve pas përfundimit të eventit.

“Kryeministri Rama ka mbërritur pak minuta më parë ku po mbahet një event. Në këtë takim është edhe Anuela Ristani që mbërriti më herët dhe me firmën e Veliajt i është deleguar posti si kryetare. Rama ka zhvilluar dy takime brenda ditës takim me nënkryetarët dhe në orën 17:30 ku i është deleguar posti Anuelës.

Janë përfaqësues të njësive diplomatike, fetare dhe kryetarëve të bashkisë.

Delegimi i firmës tek një nga nënkryetarët tregon angazhimin për të mos shkarkuar Veliajn duke deleguar firmën tek Anuela Ristani. Duke qenë se i është deleguar detyra nga ana e Veliajt do të duhet parë rreth afateve kohore. Duhet të presim nëse do të ketë një vendim të këshillit bashkiak nëse do të merret një vendim për ta shkarkuar. Vetë Ristani i është deleguar dhe nuk hyn afati prej tre muajsh.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›