E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana do te festoje pavaresine e Kosoves

Është duke u vendosur njoftimi më i ri për kryeqytetasit.
Festë e madhe për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë dhe këtu, në një formë shumë të hareshme, shumë të gëzueshme. Festojmë të gjithë qytetarët, gjithë artëdashësit, me këngëtarët që siç e shikoni jemi sëbashku këtu! Gjatë gjithë ditës, që nga ora 11.00, tek rruga pedonale e deri në orët e para të mbrëmjes do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, një koncert madhështor me Juliana Pashën, Vedat Ademin, Valon Shehun, Marselën, me grupin NA dhe shumë të tjerë. Do të jetë cirku i Tiranës që do na dhurojë një spektakël të magjishëm e do të kemi shumë surpriza të tjera për qytetarët e Tiranës, në mënyrë që kjo festë të ndihet në mbarë trojet shqiptare. Sigurisht që festa nesër do të jetë e përqendruar në Kosovë. Bashkia e Tiranës, Tirana, kryeqyteti ynë që e ka mbështetur dhe gjithë ky komunitet këtu duhet që patjetër të vijë të festojë me ne! Nesër është një ditë e shënuar, ndaj kjo ditë duhet mbajtur mend dhe ne duhet të mblidhemi të gjithë, për ta festuar sa më hareshëm” – u shpreh z. Skënderi.

Edhe këngëtarët shprehen të kënaqur që do të festojnë me qytetarët e Tiranës këtë ditë të madhe për kombin shqiptar.
“Edhe ne si artistë jemi të kënaqur. Të festojmë së bashku këtë ditë! Është një event i rëndësishëm si për shqiptarët e Kosovës por gjithashtu edhe për shqiptarët e Shqipërisë, është një çështje që e kemi ndjekur të gjithë me shumë zemër. Ne do të japim kontributin tonë, në mënyrën më të natyrshme që na vjen e që është muzika“
“Ne jemi shqiptarë të Kosovës e nuk mund të jemi në Kosovë për ta festuar nesër, kështu që e falënderoj shumë Bashkinë, për organizimin e këtij eventi nesër, për të festuar Pavarësinë e Kosovës".
Nesër është një ditë e shënuar ndaj bashkia e Tiranës ka vendosur që kjo ditë të mbahet mend duke e festuar sa më hareshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›