Tirana dorezon "kuroren", -16 nga vendi i pare
Barazimi i djeshem ne "Seman Stermasi" do te thote se Tirana perfundimisht eshte dorezuar ne garen e saj, per te fituar titullin kampion. 24 here kampionet e Shqiperise kane rivalizuar gjate viteve te fundit, edhe ne ato raste kur nuk jane shpallur kampione, por me barazimin e fundit dhe me shkeputjen prej 16 pikeve nga vendi i pare, shihet e pamundur qe te rivalizohet ekipi kryesues. Pas barazimit te djeshem ne "Selman Stermasi", lojtaret dhe stafi drejtues i Tiranes e kishte te veshtire qe te shpjegonin rezultatin e disfavorshem. Me kete rezultat trajneri i Tiranes, Alban Tafaj, beri te qarte se do te jete e veshtire qe te realizohet objektivi, megjithate ai u shpreh se gara eshte e gjate dhe deri ne fund skuadra ka kapacitetet e duhura per te arritur nje sukses te mundshem. Bardheblute gjithsesi, e shohin aktualisht veten 16 pike pas Dinamos, diference teper e madhe qe te rikuperohet, per te pretenduar mbrojtjen e titullit ne fund te ketij edicioni. Te besuarit e trajnerit Alban Tafaj e perfunduan ne barazim 1-1, ndeshjen me debutuesit e Kategorise Superiore, Gramozin ne "Selman Stermasi" , kur kishin barazuar me te njejtin rezultat edhe ne Korce nje jave me pare. Kapiteni Muka shenoi ne fillim te pjeses se pare, me nje 11-metersh dhe u duke se fitorja e bardhebluve do te merrte permasa te medha, por me fillimin e pjeses se dyte, miqte vune ne baraspeshe gjithcka duke realizuar po nga pika e bardhe.