E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana e Bylisi, shumë zhurmë për… një pikë

Tirana e Bylis kanë dhuruar një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”, luajtur në “Arena Kombëtare”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Sfida nisi më kërkuese për Tiranën, por ata që arritën të shënojnë ishin ballshiotët me anë të Arli Përgjonit në minutën e 26-të. Megjithatë, reagimi i bardhebluve nuk vonoi dhe në minutën e 40-të, Florjan Përgjoni vendosi barazpeshën 1-1.

Në pjesën e dytë, një 11-metërsh i dhënë me VAR në favor të Tiranës është kontestuar ashpër nga ballshiotët, të cilët në një moment menduan të tërhiqen nga fusha, por më pas gjithçka u kthye në normalitet.

Nga pika e bardhë ishte Jarmouni, i cili u tregua i saktë për të kaluar kryeqytetasit në avantazh. Ballshiotët në vazhdim arritën të gjejnë golin e barazimit me Ilieskin në minutën e 82-të, ndërsa humbën disa mundësi të mira për golin e fitores.

Mbyllet 2-2 dhe “lufta” për mbijetesë mbetet e hapur: Bylisi 33 pikë, Tirana 32 pikë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›