Tirana e Flamurtari ne finalen e kupes
Tirana dhe Flamurtari jane dy skuadrat qe do diskutojne edhe finalen e Kupes se Shqiperise. Nje ndeshje spektakolare ne stadiumin “Qemal Stafa” ka nxjerre, fitues pikerisht Tiranen. 90 minuta kane perfunduar ne shifrat 0-0, ku Agolli me nje travers dhe Xhafa kane qene shume prane golit. Nderkohe nga Vllaznia rast te paster ka patur Boadu dhe Sinani. Pikerisht ne minuten e 111, i riu Sefa shenoi golin e vetem te takimit pas pasit te marre nga Abraham. Flamurtari ka eliminuar Shkumbinin duke barazuar 1-1 ne Peqin.Vendasit kane shenuar te paret ne minuten e 45 me ane te Xhyres, ndersa Flamurtari ka barazuar ne minuten e 56 me Memen. Finalja do luhet ne muajin maj.