E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana, gati për titull kampion

Tirana është vetëm një hap larg titullit kampion në volejboll për femra, një trofe që mungon prej gati 12 vitesh në skuadrën bardheblu. Vajzat e Adrian Gorencës kanë fituar dhe finalen e dytë për titull kampion ndaj Skënderbeut, 3-1 në Pallatin e Sportit në Farkë, ndërsa tanimë kryeson 2-0.

Me mungesa për shkak të aksidentit të së shtunës, Skënderbeu i Orlando Kojës është munduar të bëjë rezistencë. 25-21, 25-13 dy sete njëherazi për Tiranën. Ndryshon diçka në lojë Skënderbeu, që fiton setin e tretë 25-21. Mirëpo Tirana nuk lëshon më dhe 25-17 e 3-1.

Në përfundim të ndeshjes ka patur probleme dhe Moulla, e cila ka kaluar në një gjendje të vështirë pas lojës, ndërsa është përmirësuar vetëm falë ndërhyrjes së fizioterapistit të Tiranës, Sabahat Kastrati.

Finalja e tretë për titull kampion luhet të premten në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë në ora 17:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›