Tirana kalon testimin e radhës para anëtarësimit në NATO
Vetëm pak ditë para se Kryeministri Berisha të udhëtojë për në Bruksel ku do të paraqesë një rezyme të detajuar mbi punën e ekzekutivit rreth plotësimit të standardeve për marrjen e ftesës për në Aleancë, gjatë samtit të Bukureshtit në prill, 5 ambasadorë e NATO-s, janë duke zhvilluar një vizitë dyditore në vendin tonë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha, për të parë më nga afër progresin e arritur. Në këtë drejtim, Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Stjuart Eldon, Ambasadori danez, z. Per Poulsen-Hansen, Ambasadori francez, z. Richard Duque, Ambasadori gjerman, z. Ulrich Brandenburg dhe Ambasadori holandez, z. Herman Schaper në NATO, ndodhen në një vizitë dyditore në Shqipëri, për të parë nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri, progresin e arritur në fushën e reformave, si dhe për të diskutuar së bashku ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe hapat e mëtejshëm, deri në Samitin e Bukureshtit në prill të këtij viti. Kryeministri Berisha i priti pasditen e djeshme në një takim të veçantë, të pesë ambasadorët e vendeve të NATO-s. Duke i falenderuar ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin Shqipërisë, bëri një ekspoze të gjithanëshme të reformave dhe arritjeve të qeverisë si reforma në drejtësi, reforma elektorale, në fushën ekonomike, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, informalitetit, korrupsionit, etj. Kryeministri i siguroi bashkëbiseduesit se qeveria shqiptare ka vullnetin për të përmbushur të gjitha reformat me standarde nga më të lartat. Duke u ndalur veçanërisht në reformën elektorale dhe reformën në drejtësi, Kryeministri tha se ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi edhe me opozitën për të përbushur reformat që mundësojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se regjistrimi elektronik i popullsisë, që tashmë ka nisur dhe parashikohet të përfundojë në korrik të vitit 2008, pritet t