Tirana, kampione për herë të 21-të

Tirana është kampione e Shqipërisë në volejbollin për femra. Pas 12 vitesh, bardheblutë kthejnë trofeun e kampionit, që për to është i 21-ti. 3-1 dhe në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ndërsa në harkun kohor të një muaji e gjysëm Tirana ka triumfuar pesë herë ndaj Skënderbeut. Për më tepër katër herë në Korçë duke i rrëmbyer dy trofe, Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion. 25-22 seti i parë për Tiranën.
Më pas Skënderbeu triumfon në të dytin në pikët shtesë 27-25. Nuk ka më histori, teksa Tirana rrëmben dy sete njëherazi 18-25 dhe 13-25 dhe 3-1. Kupën kapitenes së Tiranës, Enkelejda Braho, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
Në këtë mënyrë, volejbolli shqiptar ul siparin e aktiviteteve kombëtare për t’ia lënë radhën Kampionatit Europian të moshës deri në 16 vjeç, që do të zhvillohet nga 2-13 korrik në Shqipëri dhe Kosovë.