Tirana krah Tokios dhe Stambollit në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku, Veliaj: Qeveritë lokale, kujdestare të nevojave të qytetarëve

TIRANE, 14 nëntor/ATSH/ Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.
Kryetari i bashkisë ndau foto nga samiti, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, të cilat perkujdesen si në fatkeqësi ashtu dhe në inovacione.
“Ishte kënaqësi të ndaja përparimin e Tiranës, së bashku me dy partnerë të mrekullueshëm, si Stambolli dhe Tokio. Qytetet janë çelësi për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Mesazhi ynë për COP29 nga 3 qytetet tona, është të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, si përkujdesës kryesorë ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve, si në fatkeqësi, ashtu edhe në inovacione”, u shpreh Veliaj. /j.p/
1 nga 4