Tirana mposht Vllazninë, shkodranët mbeten në krizë
Goli i fitores për kryeqytetasit u shënua nga Gjergji Muzaka në minutën e 28-të. Të dy gjigantët e futbollit shqiptar vinin nga momente jo të mira në kampionat, krizë që mund të cilësohet e kaluar për Tiranë e cila fitoi edhe në ndeshjen e javës së kaluar përballë Teutës.
Vllaznia me këtë humbje mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 7 pikë në 9 ndeshje, ndërkohë që Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 14 pikë, duke pritur ndeshjet e rivalët që do të luajne sot dhe nesër.