Tirana ndotje e larte e ajrit

Tirana vijon të mbetet një ndër qytetet kryesore me ndotje të lartë të
ajrit edhe pse disa tregues kanë pësuar një ulje në krahasim me vitin
2005.
Mungesa e hapesirave të gjelberta, mospastrimi i qytetit, ndertimet e kryera pa masa mbrojtese, por edhe trafiku i lartë, kanë bërë që disa tregues të vijojnë të mbeten në nivele të larta dhe tejet të dëmshëm për shendetin. "Përmbajtja e pluhurit në ajër dhe përmbajtja e lëndëve që gjenerohen nga transporti. Këto dy tregues janë mbi normat e lejuara dhe natyrisht. Ne si institucion kemi adresuar masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit", thotë drejtori i politikave mjedisore, Pellumb Abeshi Erozioni ne brigjet e lumenjve sidomos ne disa zona te vendit eshte ne gjendje te rende. Parandalimi dhe rehabitimi i ketyre zonave problematike ka nje kosto rreth 25 milionë euro. "Erozioni i tokës mbetet problem, vitet e fundit është manifestuar një erozion karakteristik i zonave bregdetare. Natyrisht që është i lidhur me faktorë të tjerë, qoftë me ndryshimet klimatike, qoftë edhe me elementë të tjerë të shfrytëzimit të interteve të lumenjve. Megjithatë është një fenomen, i cili kërkon masa emergjente për ndërhyrje. Eshtë më tipik në zonat që janë me brez të butë, që është brezi i rërës, sidomos për të filluar që nga Golemi deri në pjesën e Patokut", thotë Abeshi. Ne kete dite qe i kushtohet planetit Toke,Abeshi i ka drejtuar nje apel të rinjve,studentëve, biznesi privat, dhe institucioneve publike, që të jenë më miqësorë dhe më të kujdesshëm në mjedisin ku jetojnë.