E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ne krize, dorehiqet trajneri Slishkovic

Tirana tashme e shikon veten pa trajner pasi barazimi 2-2 me Partizanin dhe deshtimet ne takimet e fundit, kane larguar nga stoli teknikun boshnjako-kroat, Blaze Slishkovic.

Ajo qe pritej ndodhi. Tirana tashme e shikon veten pa trajner pasi barazimi 2-2 me Partizanin dhe deshtimet ne takimet e fundit, kane larguar nga stoli teknikun boshnjako-kroat, Blaze Slishkovic, i cili ka dhene doreheqjen.

“Nuk ndihesha i qete nga rezultatet dhe lojtaret nuk i pergjigjeshin disiplines qe une kerkoja. Madje, ata kane formuar klane brenda skuadres qe funksiononin kunder meje si trajner, por edhe kunder drejtuesve”, ka deklaruar Slishkovic gjate deklarates per shtyp, duke treguar qarte krizen qe ka perfshire skuadren me te madhe te futbollit ne vend.

Me tej, ai theksoi vendimin per t’u larguar e ka marre vete, pa ndikimin e askujt. “Ne kete situate, duhej te terhiqesha une, sepse punet nuk po shkonin sic duhet, duke menduar se behet fjale per nje klub profesionist. Nese do te me kerkohej te kthehesha te Tirana, do ta beja me kenaqesi por jo ne kushtet aktuale”, theksoi trajneri ballkanas.

Nderkohe, behet me dije se kontrata me paleve eshte zgjidhur paqesisht. Deri ne gjetjen e nje trajneri te ri, skuadra do te drejtohet nga Indrit Fortuzi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›