Tirana në raundin tjetër

Tërhiqet Makabi i Tel-Avivit nga duelet me Tiranën në Challenge Cup në volejboll për meshkuj. Për rrjedhojë ndeshja më 7 nëntor në Strumica nuk do të zhvillohet, ndërsa Tirana kualifikohet automatikisht për raundin tjetër. E tanimë përballë bardhebluve të Arben Sakos do të jenë gjermanët e Helios Grizlis Giesen. Mbeten për t’u përcaktuar datat e këtyre takimeve, që sipas trajnerit Sako do të luhen në fund të nëntorit.
Në fakt lufta në Rripin e Gazës mes Izraelit e Hamasit anulloi ndeshjet zyrtare, të cilat ishin caktuar për t’u luajtur më 24 tetor në Tel-Aviv dhe më 31 tetor në Tiranë. E po kështu ra dhe opsioni i Qipros e së fundmi dhe Strumica e Tirana pati fatin e mirë të kualifikohet pa luajtur. Në këtë mënyrë përqendrimi i Tiranës do të jetë përballë gjermanëve të Helios Grizlis Giesen një tjetër kundërshtar i vështirë për t’u kaluar.