Tirana prezanton përforcimin e radhës, një mesfushor nga Kosta Rika për bardheblutë

Pas largimeve të shumta në ditët e fundit të vitit 2025, Tirana po tregohet shumë aktive në merkato, duke prezantuar përforcimet e reja. Pak orë më parë bardheblutë zyrtarizuan blerjen e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro, ndërsa pak minuta më parë klubi kryeqytetas njoftoi se ka firmosur me mesfushorin sulmues Freddy Antonio Álvarez Rodríguez.
Ky është afrimi i tretë i Tiranës gjatë merkatos së dimrit. 30-vjeçari vjen si lojtarë i lirë, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.
“Mirësevjen, Freddy Antonio Álvarez Rodríguez! Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është zyrtarisht pjesë e KF Tiranës! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai është bashkuar menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën bardheblu!”, shkruhet në njoftimin e klubit.